Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier për TV 24 thotë se Franca tashmë ka miratuar kornizën negociuese.
Ai thotë se korniza negociuese është prodhim i kërkesave të Francës për metodologjinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me pajtimin e Francës për nisje të bisedimeve, së pari duhet të pajtohen edhe vendet tjera të BE-së.
Nuk dihet ende qëndrimi i Bullgarisë për shkak mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka një kontest të hapur rreth çështjeve historike./Telegrafi/