Site icon Telegrafi

Thimonier: T’i dëgjojmë gratë për dhunën ndaj tyre!

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, gjatë një pranimi për mbledhje donacione për Organizimin e grave në Bashkinë e Shkupit, ka theksuar se dhuna ndaj grave dhe familjes është një problem serioz në shoqëri dhe është e nevojshme një politikë që do të angazhohet për zbrapsjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Çështja e parë për ndihmën e grave viktimë të dhunës është t’i dëgjojmë, ndërsa pastaj edhe të përpiqemi. Për ne politikanët obligimi mbetet që t’i përmirësojmë gjërat, por edhe më shumë të përmirësojmë kornizën ligjore. Unë shfrytëzoj rastin të bëj thirrje deri te Qeveria e Maqedonisë të ratifikojë Marrëveshjen nga Stambolli, me të cilën duhet të pengohet çdo lloj dhune familjare ndaj grave’, tha ndër të tjera Thimonier. /Telegrafi/

Exit mobile version