Ambasadori i Francës, Christian Thimonier sot tha se “hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evorpian duhet të jetë reflektim i meritave në mënyrë që të ketë sukses edhe për edhe për Evropën. Nuk është qëllimi të nisin vetëm bisedimet, por të gjith pikat t’i përmbushni, t’i realizoni dhe Maqedonia të fillojë me bisedimet”.
“Qëllimi ynë është që të përgatitemi drejt krijimit të një Evrope të pavarur që bashkëpunon me gjithë vendet anëtare. Gjithashtu edhe me të gjitha vendet e botës”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai përmendi se ka kushte të mira dhe bursa për mësim në gjuhën franceze në vendin e tij dhe se po përpiqen të ketë mundësi edhe në Universitetet e Maqedonisë.
Ndryshe, Franca ishte vendi që në tetor në Samitin e Këshillit Evropian pengoi nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/