Telegrafi

Thimonier: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE varet shumë nga besueshmëria e gjyqësisë

Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier në intervistë për ‘Makfaks’ fol për nevojën e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike por edhe për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së e cila u miratua më 5 shkurt.

Ai nuk dëshiroi të japë vlerësime politike për akuzat e partive dhe të koordinatorëve të grupeve kuvendare të OBRM-PDUKM-së sa i përket Ligjit për Prokurori Publike, por thotë se “hyrja në Bashkimin Evropian një ditë do të varet shumë nga kredibiliteti i gjyqësisë dhe nga luftimi i korrupsionit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vizitën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Pariz, abmasadori Thimonier e vlerësoi si ‘konstruktive dhe miqësore’ duke thënë se theksim i veçantë ka qenë dokumenti i Komisioni Evropian për përforcimin e procesit aderues.

“Metodologjia e re që e propozoi komisioni në pjesën më të madhe përmban propozime të Qeverisë së Francës. Presim se si do të reagojnë vendet tjera sa i përket dokumentit, por mua më duket se kjo shkon në drejtim të mirë”, thotë Thimonier.

Ai thotë se është i vetëdijshëm se në vend ka dëshpërim nga Franca e cila ishte kundër zgjerimit të BE-së me vende anëtare të reja.

“Shpresojmë se metodologjia e re do të jetë tren që do të arrijë me shpejtësi të madhe”, tha ambasadori Thimonier./Telegrafi/