Telegrafi

Me thikë në dorë sulmoi të riun në pikë të ditës në mes të rrugës, humb jetën 17-vjeçari në Los Angeles – policia në kërkim të sulmuesit

Policia amerikane është vënë në kërkim të një burri të panjohur, i cili në jug të Kaliforni mbyti me thikë një 17-vjeçarin. Ky burrë i ishte afruar në trotuar të riut dhe nxori thikën me të cilën e theri.

E policia ka publikuar pamjet pak momente para sulmi, ku shihet sesi sulmuesi i afrohet viktimës dhe nxjerrë thikën, transmeton Telegrafi.

Ndihma e shpejtë nuk arriti për fat të keq ta ndihmojë të riun, që humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Fox News.

Është konfirmuar se i vrari është 17-vjeçari Xavier Chavarin, i cili kishte dalë nga shkolla dhe po priste që ta merr babai me veturë.

Policia beson se i dyshuari është përgjegjës edhe për një sulm tjetër me thikë që e kishte kryer në po të njëjtën ditë, disa kilometra larg vendit ku mbyti Chavarinin.

Të dy sulmet i kishte kryer i veshur me rrobat e njëjta, ndërsa ajo çfarë e dallon është së në sulmin e dytë kishte patur edhe një kapelë bejsbolli. /Telegrafi/