Site icon Telegrafi

Me thikë në dorë kërcënonte kalimtarët, policia detyrohen ta godasin me revole elektrike për ta arrestuar (Video)

Policë të armatosur deri në dhëmbë, janë detyruar të përdorin revolen elektrike te një person që mbante një thikë në dorë, dhe kërcënonte se do t’ua priste fytin të bardhëve.

Dëshmitarët e tmerruar të këtij rasti kanë deklaruar se sulmuesi kishte bërtitur “dua të vrasë dikë sonte”, derisa po ecte me thikë në dorë nëpër Hackney në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Por, pasi policia pranuan një telefonatë për një person të armatosur që kërcënonte kalimtarët, ata u shfaqën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata u detyruan ta godasin me revole elektrike për ta arrestuar, pasi 50-vjeçari ishte i dhunshëm dhe i kërcënonte se do t’i sulmojë.

Një dëshmitar ka filmuar momentin rrëqethës dhe e ka publikuar në internet, ku sulmues dëgjohet duke thënë vazhdimisht se dëshiron të vrasë të bardhët. /Telegrafi/

Exit mobile version