Gjithçka ka filluar si fjalosje e pastaj ka mbaruar me lëndim me thikë pasi 17 vjeçari e ka nxjerrë thikën dhe e ka lënduar rëndë 18 vjeçarin A.I nga Xhepçishti, shkruan Telegrafi Maqedoni.
E gjithë drama ka ndodhur para Qendrës për Kulturë në Tetovë.
18 vjeçari i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku pas shërimit të plagës është lëshuar për mjekim shtëpiak.
Policia është në kërkim të 17 vjeçarit i cili ka lënduar shokun e tij./Telegrafi/