Telegrafi

Thierry Henry mendon që Man City do të kalojë në finale

Mbrëmjen e kaluar, Manchester City ruajti pa problem epërsinë e madhe të krijuar në Etihad (3-0), duke barazuar (1-1 ) ndaj Bayern Munich, gjë që ua siguroi një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Man City do të takohet me Real Madridin, me të cilin luajti një gjysmëfinale dramatike vitin e kaluar në të njëjtën fazë dhe u eliminua pas kohës shtesë.

Milani dhe Interi do të luajnë në gjysmëfinalen e tjetër të garës më prestigjioze në botë.

Man City po luan më mirë se kurrë këtë sezon dhe skuadra e Pep Guardiolas shihet si favorit në përballje me Real Madridin.

Legjendar Thierry Henry pajtohet me këtë, pasi ai favorizoi Man Cityn, duke thënë se do të kalojnë në finale. /Telegrafi/