Barcelona po pajtohet sërish me jetën në Ligën e Evropës pas një faze katastrofike në grupe të Ligës së Kampionëve. Padyshim që presioni është në Camp Nou, por sipas ish-sulmuesit të Blaugranave, Thierry Henry, mund të jetë shumë më keq.
Klubi katalanas shpenzoi 157 milionë euro gjatë verës teksa kërkonin të revolucionarizonin skuadrën e tyre dhe ta kthenin Barcelonën në mesin e klubeve elitare të futbollit.
Si financiarisht ashtu edhe në atë sportiv, eliminimi nga Liga e Kampionëve konsiderohet një pengesë e konsiderueshme dhe Henry beson se drejtuesit e klubit nga Camp Nou presin rezultate të menjëhershme.
“Tek Barcelona nuk ka kohë. Kjo është një nga gjërat më të ndërlikuara. Njerëzit presin të fitojnë tani, veçanërisht tani, ata duhet të fitojnë pas investimit të verës. Rezultatet vlejnë, siç ndodhi me Steven Gerrard. E hoqën qafe shumë shpejt, nuk e lanë të punonte për të bërë ekip”, ka thënë fillimisht Henry për CBS Sports.
Megjithatë, Henry ishte i mendimit se e kaluara e Xavit me klubin po e mbronte atë nga ndonjë shkarkim i mundshëm.
“Po, më lejoni t’ju them nëse do të ishte një trajner tjetër tani në Barcelonë, i cili do të merrej me atë që po ndodh, do të ishte një vullkan edhe më shumë se ai që është… vullkani do të kishte shpërthyer. Por për shkak se është Xavi , është disi në rregull”, përfundoi francezi. /Telegrafi/