Dominic Thiem triumfon në finalen e Indian Wells, duke mposhtur një legjendë të tenisit, si Roger Federer.
Tenisti austriak fitoi me rezultat 2-1 në sete (3-6, 6-3, 7-5) që është edhe ‘Masters 1000’ i parë për tenistin austriak.
25-vjeçari tregoi paraqitje shumë të mirë, e sidomos në setin e dytë, ku luajti me nervat e kundërshtarit, ndërsa në setin final rezistoi duke fituar në fund 7-5.
Federer duhet ende të presë për trofeun e tij numër 101, transmeton KosovaPress.
Në konkurrencën e femrave, këtë turne e fitoi 18-vjeçarja rumune, Bianca Andreescu, e cila e mposhti në finale gjermanen Angelique Kerber, 2-1 në sete (6-4, 3-6, 6-4).