Dominic Thiem prodhoi një tronditje mahnitëse ndaj Novak Djokovicit në gjysmëfinale të French Open. Tenisti serb pësoi humbje të thellë, ndërsa u paralajmërua disa herë nga gjyqtari për sjellje josportive.
Tenisti austriak i dha fund shpresës së serbit që ta fitonte turneun që po mbahet në Francë, duke e mposhtur 3-2 në sete.
Përballja në mes të Thiem dhe Djokovic përfundoi në 6-2, 3-6, 7-5, 5-7 dhe 7-5, ndërsa serbit i është tërhequr vërejtja disa herë nga gjyqtari i ndeshjes.
Djokovic mori disa paralajmërime, pasi gjyqtari e dinte saktësisht se ai po përfitonte kohë me arsyetimet se disa gjuajtje kishin qenë brenda vijave të fushës.
Tenisti serb nuk ishte i mirë as në rivënien e seteve, pasi Thiem arriti ta tregonte anën e tij të fortë, duke bërë disa gjuajtje të jashtëzakonshme.
Austriaku po konsiderohet edhe si një Rafael Nadal i ri, pasi lëvizjet e tij në fushë dhe shpejtësia e tij në ekzekutimin e seteve, kanë ngjashmëri të madhe me atë të spanjollit, por që tani do të kemi një finale interesante, pasi të dy do të përballen në finale të French Open. /Telegrafi/