Telegrafi

Thiago Silva: PSG larg nivelit të Milanit

“Emri i Milanit është më i frikshëm për moment se sa i PSG-së, sepse ata kanë fituar Ligën e Kampionëve shtatë herë. Ne jemi në garë pas nuk e di sa vitesh dhe kështu njerëzit ende s’kanë respekt për ne”.

“Kjo do të vijë me fitoret, me punën e madhe dhe me futboll të mirë, kështu që këtë po tentojmë edhe ta bëjmë. Ne po ngritemi ende. Nuk është ideale të ndërroni shumë lojtarë, sepse merr kohë për t’u kuptuar”, është shprehur Silva.