Telegrafi

Thiago Silva: Më mungon Milani, dua të kthehem

Braziliani kaloi te kryeqyteti francez për 42 milionë euro, por ai ka pranuar se i mungon ish-klubi dhe se është i hapur për një rikthim.

“T’iu them të drejtën, më mungon shumë Milani. Askush nuk mund ta mohojë se më mungon Milani, klubi sigurisht se gjithmonë do të jetë në zemrën time, sepse ata më dhanë aq shumë. Unë do të kisha pasur dëshirë të rikthehem. Milani është ekip i madh, më i suksesshmi në botë”.

“Unë kam luajtur tri vjet dhe nuk e di çfarë ndodh për të ardhmen, por nëse do të ketë mundësi që unë të kthehem, atëherë definitivisht do të kthehesha”, ka potencuar Silva. /Telegrafi/