Telegrafi

Thiago Silva dëshiron Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi është i etur të bëhet protagonist i një sezoni gjatë të cilit rosonerët synojnë edhe Serie A edhe Kupën Evropiane.

“Nuk ka fjalë për Maldinin, e kam studiuar lojën e tij dhe tash do të luaj krahas Alessandro Nesta”, ka thënë Silva për La Gazzetta Dello Sport.

“E kam pritur këtë ndeshje të parë zyrtare me Milanin për një kohë të gjatë, dhe nuk jam i trembur nga përgjegjësia që kam. Ka disa ekipe të shkëlqyeshme sulmuese në Itali, por nuk ia kam frikën asnjërit ekip”, ka shtuar braziliani, para ndeshjes me Sienën.

Pas një viti mungese në Ligën e Kampionëve, rosonerët rikthehen këtë sezon, dhe Silva shpreson se do të mund ta ngrejë trofeun në finalen në Madrid në majin e vitit të ardhshëm.

“Ëndrra ime është Liga e Kampionëve”, ka deklaruar ai.