Gazzetta dello Sport ka raportuar se Thiago Motta i është drejtuar skuadrës së Juventusit të premten pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve, duke kërkuar për përpjekje shtesë, më shumë intensitet dhe më shumë vrapime.
‘Bianconerët’ po përgatiten për ndeshjen e radhës në Serie A të cilën do të luajnë të dielën ndaj Cagliarit.
Ata pësuan humbje me rezultat 3-1 ndaj PSV Eindhoven të mërkurën e kaluar, duke u përballur me eliminim nga Liga e Kampionëve në fazën me ‘play-off’.
Siç ka raportuar GdS, Motta i dha lojtarëve të tij një ditë pushim të enjten për të tretur rezultatin zhgënjyes në Holandë, por seanca stërvitore e së premtes nisi me një fjalim të trajnerit drejtuar skuadrës.
Sipas raportit, Mota ka analizuar shumë gabime individuale dhe ekipore që u bën ndaj PSV-së, por gjithashtu kishte tri kërkesa për ta.
Motta kërkoi përpjekje shtesë për të zënë Atalantën e vendit të tretë dhe për të siguruar top katërshen, e cila siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/2026.
Tutje thuhet se Motta nuk duhet të qartësojë gjërat me Manuel Locatellin ose Andrea Cambiasson.
Në të njëjtën kohë, sidoqoftë, Gazzetta pretendon se lojtarët vlerësojnë idetë taktike të Mottas, por ndonjëherë nuk pajtohen me metodat e tij./Telegrafi/