Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara mendon se Atletico Madrid nuk është rastësisht në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Atletico Madrid dhe Bayern Munich do të përplasen donte në ‘Vicente Calderone’, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së ligës elitare evropiane, transmeton KosovaPress.
“Nuk është rastësisht se ata janë në fazë të garave në Ligën e Kampionëve. Ata kanë një mbrojtje të fortë dhe në përgjithësi janë një ekip i madh”, ka thënë Alcantara.
“Ne do të provojmë të bëjmë më të mirë. Sigurisht se do të jetë një ndeshje e madhe”, tha ai.
Sfida mes Atleticos dhe ‘Bavarezëve’ nis në orën 20:45.