Barcelona njoftoi të premten se Thiago Alcantara do të largohej nga stafi i tyre stërvitor pas një qëndrimi të shkurtër njëmujor në klubin e tij të fëmijërisë, në mënyrë që të ndihmonte Hansi Flick të përshtatej me jetën në Kataluni. Tani ai do të kthehet në Angli.
Trajneri U-16, Arnau Blanco u njoftua si zëvendësuesi i Thiagos në stafin stërvitor, por Flick ia la derën hapur 33-vjeçarit për t’u kthyer.
Mesfushori spanjoll u desh të tërhiqej papritur këtë verë për shkak të lëndimeve dhe hapi i tij i ardhshëm është i pasigurt.
Sipas Marca, Thiago tani do të kthehet në Liverpool (me sa duket aty ku jetonte), pasi ai duhet të kalojë pjesën tjetër të vitit në Mbretërinë e Bashkuar për arsye tatimore që lidhen me kohën e tij në Anfield.
Më pas, në janar, Thiago do të vendosë nëse dëshiron të kthehet në stafin e trajnerëve të Flick.
Një tjetër mundësi është që ai të fillojë kurset e stërvitjes në mënyrë që të bëhet trajner më vete.
Thiago i impresionoi ata përreth tij gjatë kohës së tij në Barcelonë, dhe sigurisht që ai ka pasur edukimin më të mirë të futbollit.
Përveç punës nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai ka qenë edhe me Jurgen Klopp, Flick dhe Carlo Ancelotti. /Telegrafi/
Arnau Blanco replaces Thiago Alcántara
The former U16A coach at FC Barcelona joins Hansi Flick’s team as an assistant coach
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 16, 2024