Site icon Telegrafi

I theu xhamat kioskës, arrestohet 42-vjeçari në Fier derisa po tentonte të vidhte një biznes

Një 42-vjeçar në Fier është arrestuar në flagrancë nga Policia. Ai kishte thyer xhamat e një kioske, në momentin që është vënë në pranga, me qëllim vjedhjen e biznesit.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia parandaloi një tjetër rast të vjedhjes së bizneseve.

Tentoi të vidhte një biznes (kioskë) duke thyer xhamat, kapet në flagrancë autori.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 42 vjeçarit.

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 42 vjeç, banues në Lushnjë./abcnews.al

Exit mobile version