Telegrafi

Theu vitrinën e lokalit, goditet nga vetura teksa largohej (Video, +16)

Burri i paemëruar nga Lubliniec i Polonisë, është goditur nga vetura derisa po përpiqej të largohej nga hapësira ku shkaktoi rrëmujë.

Pasi theu xhamat e vitrinës së një lokali, ai sulmoi edhe një kalimtar rasti që po i kërkonte të ndalonte këto veprime të dhunshme, transmeton Telegrafi.

“Ndëshkim i menjëhershëm për veprimet e ndaluara”, si dhe “dënimi i shpejtë për veprimet e ulëta”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Nuk bëhen të ditura motivet që e detyruan të demolonte vitrinën, ndërsa raportohet se ka marrë vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/