Më datë 08 Maj 2022 në ora 18:50 në Stadiumin e qytetit në Tetovë, Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arestuar personin me iniciale A.I. (25 vjeçar) nga Përshevca e Tetovës, kurse intervistë zyrtare do të kryhet edhe me personin me iniciale D.A. nga Shemshova e Tetovës për shkak të sjelljes së keqe në lojë sportive, apo hyrjes ilegale në hapësirën e garës sportive gjatë kohës së lojës së futbollit.
Sipas raportit, gjatë ndeshjes janë regjistruar shkelje të rregullave për tifozeri duke ndezur fishekzjarre dhe duke hedhur objekte, gjatë së cilës ishte lënduar një lojtar i cili ishte trajtuar në një isntituvion private mjekësor në Tetovë.
Pas dokumentimitë plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse, njoftojnë nga SPB Tetovë.