Site icon Telegrafi

Theu restorantin për të përgatitur ushqim

Policia e shtetit federal të shtetit të New Jerseyt thotë se një plaçkitës i uritur u fut nëpër fluturën e ventilimit, në murin e pasmë të Matsu Sushi grillit, dhe pasi e gjeti një pulë në frigorifer e futi në shporet për ta pjekur. Përgatiti pulë me oriz në tavë.

Detektivi Robert Francaviglia thotë se plaçkitësi nuk ishte i interesuar për para, pasi nuk i preki rreth 200 dollarë që gjendeshin në arkën e restorantit, ndërsa e vetmja gjë që mungonte ishte mishi në eshtrat e pulës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version