Site icon Telegrafi

Theu rekordin për ndeshjet e shikuara në Botëror

Ngcobo në nëntë stadiume, në tetë qytete të ndryshme, kaloi gjithsej 1,800 minuta, ndërsa pranoi mirënjohjen pasi kishte përcjellë ndeshjen e 21-të, ndërmjet Kilit dhe Spanjës.

Për ta thyer rekordin e deritashëm iu nevojiten gjithsej 21 ndeshje, ndërsa tifozi entuziast tha se tash nuk do të ndalet, por qëllimi i tij është t’i përcjellë 38 ndeshje deri në fund të Kampionatit Botëror më 11 korrik.

Deri në fund të këtij rrugëtimi ai do të kalojë 17 mijë kilometra dhe do të kalojë 3400 minuta në 10 stadiume, në nëntë qytete, në të cilat luhen në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/
 

Exit mobile version