Site icon Telegrafi

Theu rekordin botërorë me 1.501 pirsing

Ed Burns theu në këtë mënyrë rekordin botëror i cili mbahej deri më tash me 304 pirsing dhe pritet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.

Tërë këtë e bëri para publikut prej qindra adhuruesve në studion e tatuazheve “Dhimbja në shitje” në qytezën Gillette, njoftoi “Gillette News Record”.

Vendosja e gjilpërave zgjati katër orë e 27 minuta. Gjatë këtij procesi Burns nuk lëshoi as edhe një zë. Pas thyerjes së rekordit, ai hoqi të gjitha gjilpërat përveç njërës në hundë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version