Telegrafi

Theu aparaturat në një kazino, kallëzohet penalisht një person nga Vasileva

A.V (49) nga Vasileva është kallëzuar penalisht për kryerje të veprës penale të dëmtimit të pronës së huaj.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Strumicë bën të ditur se më 22 maj, rreth orës 13:00, A.V ka dëmtuar tetë aparatura në një kazino në Strumicë, si edhe disa pajisje tjera.

Me këtë rast, dëmi i shkaktuar vlerësohet në 1.500.000 denarë (rreth 25 mijë euro).

Pas masave të ndërmara, A.V është arrestuar dhe ndaj tij është shqiptuar paraburgimi tetëditorë./Telegrafi/