Telegrafi

Theu gotën e shtrenjtë të verës, vjehrri ia dërgoi faturën prej 200 eurosh (Foto)

Gruaja e paemëruar nga Britania e Madhe, ka shfrytëzuar një forum të nënave në internet, për të treguar se si vjehrri po e detyron të paguajë afro 200 euro, sepse ia theu një gotë vere.

Shtatzëna që për katër muaj pret të behët nënë për herë të parë, ka pyetur nëse vërtetë duhet të paguajë, ndërsa pranoi reagime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Ishin për darkë te prindërit e pasur të burrit tim, ku më rrëshqiti një gotë vere dhe e theva.

Kërkova falje, por nuk ofrova kompensim” ka shkruar ajo. Por, nuk kaloi gjatë dhe në shtëpi i erdhi një faturë, ku detyrohet të paguhej për gotën e shtrenjtë.

Afro 200 euro, për një gotë të thyer

“Kam katër vite që jam me burrin tim dhe gjithnjë kam pasur marrëdhënie të mira me vjehrrit. Kanë mundur të më thonë në momentin që e shkaktova thyerjen” përfundon rrëfimi saj.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar reagimet, se ajo gjithsesi është dashur të ofronte kompensim, ndërsa tash që i erdhi fatura, detyrohet ta paguajë.

“Janë gota vere, që blihen për qejf dhe kërkojnë kujdes. Nuk janë gota të thjeshta, që blihen në çdo dyqan” ishte një prej komenteve. /Telegrafi/