John Landy nga Lancanshire e Anglisë, ka mbetur i befasuar kur e ka thyer një vezë dhe ajo i ka dalë me dy të verdhë.
Por, 40-vjeçari nuk ka mundur t’i besojë syve, kur të gjitha vezët që theu dolën të jenë të tilla, transmeton Telegrafi.
Më këtë rast, ai i ka arritur mundësinë që konsiderohet të jetë një në një miliard, për këtë rast.
“Kurrë në jetë nuk kisha parë vezë që i ka dy toptha dhe më dukej interesant. Më pas vendosa t’i thyej të gjitha që më erdhën në kuti”, ka thënë Landy.
“Nëna më tregonte gjithmonë, se si një herë i kishte dalë një vezë e tillë, por kur nuk mendoja se do ta shihja edhe unë.”
Para se t’i përgatiste për mëngjes dhe t’i hante me gruan, ai i ka bërë fotografitë, nga frika se askush nuk do t’i besonte. /Telegrafi/