Një tjetër natë e paharrueshme sportive u mbajt në sallën e sportit në Visoko të Bosnje e Hercegovinës, Muhamed Kahrimanoviq, hyri sërish në librin e rekordeve Guinness.
Kahrimanoviq theu një rekord të ri botëror në një sallë të mbushur plot, dhe hyri në librin e rekordeve Guinness, si personi që theu 104 kanaçe, duke kaluar kështu indianin Vispy Kharadi, i cili më parë mbante rekordin e 98 kanaçeve, transmeton Telegrafi.
Shkak i ngjarjes është bërë dhjetëvjetori i thyerjes së rekordit të parë Guinness në Visoko.
Muhamed Kahrimanoviq është një rekordmen i shumëfishtë në librin Guinness, dhe i ftuar special i mbrëmjes në sallën e sporteve ishte trajneri i Akademisë Kukiwon për Bosnjë dhe Hercegovinë, Hong Seung Ki.
Në këtë eveniment u njoftua edhe një thyerje e rekordit të Guinness-it në Visoko, e cila është planifikuar për 20 maj, kur kryetrajneri i klubit TKD Bosna Rudar, Edin Kajeviq Kaje, do të thyejë arra kokosi me bërryl.