Fotografja italiane ka shkrepur imazhe të mahnitshme, brenda vilave të shkatërruara që ndodhen në vende të ndryshme të Italisë.
Eleonora Costi prej Firence, nisi të interesohej për eksplorimin urban para disa vitesh, kur shkroi një artikull për Vila Napoleone në afërsi të Milanit, që ishte braktisur në shekullin e XIV, transmeton Telegrafi.
“Ishte errët, lagësht dhe shumë qetë. Ishte një qetësi surreale, që mund të përjetohet vetëm në këto shtëpi. Sikur në çdo moment, dikush mund të del prej këndit”, ka thënë Costi.
Prej se ka filluar, ajo ka vizituar më se 50 vila, ndërsa shfrytëzon hartat nga Google dhe tregimet e ndryshme, për të gjetur shënjestrën e radhës.
Qëllimi kryesor i saj – pos, fotografive të mahnitshme – është të rrisë vetëdijen dhe dikush të interesohet, që t’i rinovojë këto thesare.
“Gjërat e vjetra, janë atraktive për shumë njerëz, por më mua më e veçanta është qëndrimi i bukurisë. Ka freska 300 vjeçare, që ende të marrin sytë”, ka shtuar mes tjerash eksploruesja.
Imazhet nga objektet e lashta, Costi i poston në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa më poshtë mund të shihni 15 nga enterierët më të veçantë. /Telegrafi/