Site icon Telegrafi

Thesaret e rralla të shqipes te “Çeta e profetëve”

“Çeta e profetëve”, vepra e ipeshkvit patriot e shkencëtar, Pjetër Bogdani(botuar në vitin 1685), është një nga thesaret e trashëgimisë letrare dhe gjuhësore të shqipes. Kjo trashëgimi ka intriguar studiues e shkrimtarë të njohur shqiptarë e të huaj, si Eqrem Çabejin, Gjergj Fishtën, Justin Rrotën, Injac Zamputin e Ibrahim Rugovën që kanë bërë kërkime jo pak voluminoze rreth personalitetit dhe veprës së tij.

Gjuhëtarja dhe albanologia Anila Omari, i ka lidhur kërkimet e saj pazgjidhshmërisht me këtë vepër, duke prekur ashtin aty ky buron shqipja dhe thesaret e fjalorit të saj.

Tezat e para kishin marrë jetë në botimin kritik të vitit 2005 të “Çetës së profetëve” nga Omari, ku u publikua për herë të parë riprodhimi i origjinalit me një transkriptim fonologjik, hyrje studimore e shënime, ndërsa tre vjet më parë botoi “Leksikun e veprës së Pjetër Bogdanit”, leksik që ajo do ta ndriçonte pareshtur kërkim pas kërkimi.

Në intervistën e plasuar më poshtë, profesoreshë Omari rrëfen fakte interesante, jo vetëm për gjuhën e Bogdanit që hodhi urat që arbrit t’i lexonin librat në gjuhën amtare, por edhe për faktin sesi ai bashkë me ungjin e tij, Andre Bogdani, punoi për mëkëmbjen e zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit gjatë viteve të trazuara të luftës me osmanët. /Report TV/

Exit mobile version