Në lagjen Taukbahqe të Prishtinës një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me një mjet të mprehtë – thikë.
Klan Kosova raporton se personi që ka pësuar lëndime është shtetas i Shqipërisë, i lindur më 1985.
Policia është duke u marrë me rastin në fjalë derisa i plagosuri po merr tretmanin në QKUK.