Telegrafi

Therrje me thikë në Tetovë

Në qytetin e Tetovës ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku janë përdorur edhe armë të ftohta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

49 vjeçari Xh. I nga fshati Sllatinë është fjalosur me vëllezërit S. I (32) dhe G. I (32) dhe me një të panjohur tjetër.

Xh. I është sulmuar me sprej për iritim të syve, me shkop bejzvolli dhe më pas është therrur me thikë nga tre personat tjerë. Për shkak të plagëve serioze, nga spitali i Tetovës është transferuar në qendrën klinike të Shkupit./Telegrafi/