Telegrafi

Therrja e të miturit në Shkup, akuza dhe kundërakuza ndërmjet Komitëve dhe Shfercerave

Një therrje me thikë, që ka ndodhur në Shkup, ku i lënduar rëndë ka mbetur Z.T, 16 vjeçar, ka shkaktuar reagimin e tifozëve të KF Vardarit, “Komitët”, por edhe të atyre të KF Shkupit, “Shfercerat”.

Të parët kan konfirmuar se i therruri është anëtarë i tifogrupit të tyre dhe për këtë rast, gishtin e drejtojnë kah tifozët shiptarë të KF Shkupit. Ata mandje kërcënojnë se do të marrin hak “sy për sy, e dhëmb për dhëmbi”.

“Shfercerat” mohojnë përfshirjen e tyre në këtë incident, duke thënë se asnjë anëtar i tyre nuk ka qenë në atë lokacion, në momentin kur ka ndodhur rasti. Ata u bëjnë thirrje “Komitëve” që t’i publikojnë dëshmitë, nëse kanë diçka të tillë, ndërkaq theksojnë se nuk do të bëhen si “Komitët” që sulmojnë gra dhe fëmijë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se po punohet në ndriçimin e rastit./Telegrafi/