Gjatë një tentimi për të parandaluar një zënkë në mes të dy personave, është sulmuar dhe therrur me thikë një person, në praninë e një polici, i cili në ato momente nuk ka qenë në orar të punës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme, kur pesonat Xh. F (29) nga Tetova, me një thinë në dorë, dhe G. K (31) nga Petroveci i Shkupit kanë filluar të përleshen me njëri tjetrin.
I. A (46) nga Tetova, bashkë me një polic janë munduar që të ndalojnë zënkën. Në atë moment, në zënkë është përfshirë personi i tretë M. M (25) nga Tetova, që ka arritur ta merr thikën dhe e ka therrur pesonin I. A në kofshën e majtë, ndërkaq është sulmuar edhe me gurë nga personi i katërt, A. N, gjithashtu nga Tetova.
SPB e Tetovës ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit në fjalë, kurse për rastin është njoftuar edhe Prokuroria themelore e Tetovës./Telegrafi/