Një herë i ka thirrur një student i cili ka pyetur nëse e dinë se kur është zbuluar interneti, e tjetri ka kërkuar ta transportojnë deri në shtëpi. Policisë i janë ankuar për vonesën e autobusëve, e një person ka dashur të dijë se çfarë dite ishte atë ditë.
Thirrjet bizare të drejtuara kah policia britanike përfshijnë edhe atë të gruas e cila e ka lutur policinë të shpëtojë ketrin, i cili gjendej në afërsi të autostradës sepse aty nuk kishte lajthi, shkruan gazeta britanike The Sun.
Në periudhën prej qershorit 2007 e deri në korrik 2008 janë bërë 8.400 thirrje të këtilla apo të ngjashme.
"Humbja e kohës së shërbimit policor do të mund të kushtonte jetë njerëzish”, thotë polici Dave Hayler.