Site icon Telegrafi

Thërret policinë për t’i treguar se vozit në gjendje të dehur

Kur nga stacioni i policisë e kishin pyetur, nëse personi i dehur gjendjet prapa apo pas saj, ajo ka thënë, “po unë jam ai person i dehur – dhe nuk dua ta lëndoj askënd”.

Pas kësaj, ajo kishte ndjekur udhëzimet që ia kishte dhënë polici kujdestar – e kishte parkuar veturën buzë rrugës dhe i kishte ndezur dritat sinjalizuese.

Strey kishte pasur dy herë më shumë alkool në gjak se sa lejohet me ligj, andaj do të paraqitet para gjyqit më 10 nëntor.

Sherifi lokal ka thënë se, ky është një rast shumë i rrallë, pasi që të dehurit lajmërohen shumë rrallë në polici. /Telegrafi/

Exit mobile version