Telegrafi

Therren nëna dhe vajzat për shkak të veshjes

Një grua dhe tre vajzat e saj janë therur në një resort francez për shkak që ishin veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Vajza tetë vjeçare është duke luftuar për jetën pas këtij sulmi në Hautes-Alpes në jug-lindje të Francës.

Besohet që sulmuesi ka sulmuar tre vajzat jashtë viles së tyre para se të futej brenda dhe të sulmonte nënën e tyre.

Vajzat janë të moshës tetë, 12 dhe 14 vjeçare.

Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes para se policia të arrijë ta arrestojë atë, transmeton Klan Kosova.

Mediat franceze kanë raportuar që personi në fjalë është maroken 37 vjeçar, dhe është i njohur për policinë për krime të kryera më herët.

Besohet që familja është targetuar për shkak të mënyrës së veshjes se tyre.