Telegrafi

Theron tregon vështirësitë e punës me Tom Hardy

Charlize Theron ka konfirmuar se gjërat nuk kanë qenë shumë të lehta për të dhe aktorin britanik, Tom Hardy, gjatë xhirimeve të “Mad Max: Fury Road”.

Bukuroshja afrikano-jugore ka kaluar rreth nëntë muaj më aktorin, teksa xhironin filmin e tyre, por marrëdhënia me të ka qenë shumë e vështirë.

“Nga ato që kam dëgjuar, ai nuk është i njëjti në çdo film”, ka thënë ajo për revistën Wall Steet Journal, transmeton TCH.

“Kam dëgjuar se ka pasur eksperienca të mira. Ndoshta ka qenë edhe filmi shkaku që ne jemi zënë aq shumë me njëri-tjetrin”.

“Por, në fakt, nëse do të kishim qenë miq të ngushtë, filmi do të kishte rezultuar 10 herë më i keq”, ka shtuar ajo.