Site icon Telegrafi

“Thermë e shpirtit të ndezur”, libri më i ri idilik në artin letrar nga autori Mentor Hajrizi

Doli nga shtypi libri më i ri, “Thermë e shpirtit të ndezur”.

Autori i librit, Mentor Hajrizi, tha për Gazetën “Epoka e Re” se ky libër vjen në periudhën më të vështirë të kohës, duke qenë një thirrje për përhapjen e dashurisë dhe për shmangien e urrejtjes e të distancimit të vrasjeve mes të dashuruarve.

“Libri ka karakter letrar, është tekst idilik. Ky libër ka një strukturë unike, lexuesi do të ngjethet madje me leximin e poezive teksa do ta ketë në duar këtë vëllim”, shprehet autori i librit.

“Thermën…”, e autorit Mentor Hajrizi, lexuesit mund ta gjejnë kudo në librarinë e Shtëpisë botuese “Albas”, si: në Prishtinë, në Tiranë, në Tetovë e në Preshevë.

Kujtojmë se autori Hajrizi është autor tekstesh shkencore e shkollore, profesor, redaktor gjuhësor e gazetar. /Epoka e Re/

Exit mobile version