Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, nga dy të dyshuar meshkuj.
Sipas policisë, nga kjo therje viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas viktimës sulmi ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit.
Të dyshuarit gjenden ende në arrati. /Telegrafi/