Telegrafi

Therje me thikë në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit pas një zënke që kishin pasur me viktimën e kanë sulmuar fizikisht atë. Njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes e ka goditur me thikë viktimën.

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/