Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur me mjet të mprehtë (thikë), nga një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:40, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
“Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/