Policia raporton se në fshatin Kqiç të Madh të Mitrovicës disa të rinj janë përleshur mes vete me ç’rast një person është goditur me thikë nga i dyshuari.
Viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore ku më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/