Telegrafi

Therje me thikë në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Zija Shemsiu” te kampusi i shkollave të mesme në Gjilan.

Lidhur me këtë policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur.

Viktima ndihmën e parë  e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/