Site icon Telegrafi

Therje me thikë në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht (therje me thikë) nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:45 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, thuhet  në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, viktimat janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version