Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë dje rreth orës 13:24.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/