Site icon Telegrafi

Therja me thikë e 17-vjeçarit në Fier, arrestohet i dyshuari i mitur

Policia e Shtetit ka bërë të ditur e ka arrestuar të dyshuarin e mitur i cili të premten plagosi bashkëmoshatarin në Fier.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është 17 vjeçari, B.D.

Policia tutje thekson se Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Lexo po ashtu Plagosja me thikë e adoleshentit në Fier, dy nxënësit u konfliktuan në oborrin e shkollës për shkak të një postimi në Snapchat

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme ‘Mustafa Hoxha’, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version