Ky është momenti rrëqethës kur një grup i të rinjve therin në mënyrën më brutale të mundshme një adoleshent, në mes të rrugës në qendër të qytetit.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë janë publikuar nga policia, ku shfaqet momenti kur 17-vjeçar theret me thikë nga disa të rinj që dalin nga një veturë e tipit Mercedes, transmeton Telegrafi.
Adoleshenti ishte duke ecur në trotuarin e rrugëve të qytetit të Birmingham-it, kur një veturë e zezë u ndal para këmbëve të tij dhe nga ajo dolën tre të rinj të cilët e therën disa herë më thikë.
Ai është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Tani policia kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e sulmuesve. /Telegrafi/