Telegrafi

Theri me thikë tre persona në aeroportin e Atlantas, policia arreston të dyshuarën – publikohen pamjet e momentit kaotik

Qindra pasagjerë që po prisnin në radhë, janë urdhëruar të fshihen në aeroportin e Atlantas në SHBA, pasi një grua e armatosur theri me thikë tre persona në terminalin e pjesës jugore të aeroportit.

Videoja e filmuar nga një pasagjer, shfaq policët dhe stafin e aeroportit që tentojnë të mbajnë nën kontroll gruan e cila iu vërsule me thikë.

Ajo tashmë kishte therur një burrë në aeroport pasi se të tentonte të kalonte zonën e kontrollit, kur u sfidua nga pjesëtarë tjerë të policisë.

Gjatë përleshjes verbale e dyshuara theri me thikë një vajzë të re, një kolonel policie që tentoi ta arrestojë, thuhet në kumtesën e policisë.

Disa prej pasagjerëve shikonin të habitur prapa xhamit të blinduar. E të tjerët po prisnin në radhë për të kaluar nëpër masat e rrepta të kontrollit.

E ndër të lënduari është 71-vjeçari i pensionuar që ishte rikthyer në shërbim në stacionin e policisë në Atlanta, ku si pasojë thika ia preku arteriet, por që i shpëtoi më të keqes.

Megjithatë pasi u rrethua nga shumë policë, e dyshuara u prangosë, ndërsa turma brohoriste derisa ajo po kalonte e prangosur para tyre. /Telegrafi/

https://twitter.com/darnellosirus_/status/1712235520493830265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712235520493830265%7Ctwgr%5E07bd4224b049cdc95b11723ba6c790782357ceff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-12621219%2Fatlanta-airport-stab-police-queue.html