Ky është momentin rrëqethës kur policia qëllojnë me armë një burrë, i cili me hanxhar dhe thikë në dorë ther qenin e policisë amerikane, dhe i vërsulet një zyrtari policor të cilin e lëndon në fytyrë.
Incidenti filloi kur policia në Seattle u telefonua, pasi po ndodhte një vjedhje dhe i dyshuari ishte i armatosur me hanxhar dhe thikë, transmeton Telegrafi.
“Ai kishte hanxhar”, tha personi që i telefonoi policisë dhe në prapavijë dëgjohej i dyshuari duke bërtitur.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policët tentuan ta bindin burrin që t’i lëshojë armët në tokë dhe të dorëzohet.
Lëre që nuk iu bindej urdhrave të tyre, por shfaqte agresivitet dhe shëtiste rrugëve lakuriq.
Madje në një moment policët ia lëshuan qenin me shpresën se do ta frikësojnë, përkundrazi – ai e theri disa herë qenin derisa ngordhi.
E sikur kjo të mos mjaftonte, iu vërsul edhe njërit prej policëve që e lëndoi në fytyrë – duke detyruar policin tjetër që të shtie me armë mbi të.
Pavarësisht që e dërguan me urgjencë në spital për tretman, nga atje është bërë e ditur se i dyshuari ka ndërruar jetë. /Telegrafi/