Një burrë që theri me thikë dy policë derisa tentuan të arrestojnë për dhunë në familje, është përplasur në tokë kur polici i tretë e goditi me revole elektrike.
Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, shihet momentin kur burri me thikë në dorë sulmon policin, derisa një tjetër qëndronte i shtrirë në tokë i lënduar nga thika që i është ngulur në krah, transmeton Telegrafi.
Por polici i tretë që ishte pjesë e patrullës që intervenuan arriti ta “neutralizojë” sulmuesin, duke e goditur me revole elektrike që akumulon 50 mijë volt.
Jon Garland, Jack Alexander dhe Mark Allison janë shpërblyer për trimërinë e shfaqur gjatë aksionit. Ndërkaq sulmuesi Richard Buttling, 32-vjeç, tani është prapa grilave fal intervenimit profesional të policëve. /Telegrafi/